Aktakuza zbulon lidhjen e Fatmir Shehollit me zyrtarin e BIA-s dhe

0%

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ të përgatitur nga një zyrtar i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), duke i përcjellë atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë, me qëllim dëmtimin e interesave të vendit, si dhe ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur më .

Gjithashtu, akuzohet se derisa ishte në paraburgim, shantazhoi të dëmtuarin A.J., duke e dëmtuar mbi 13 mijë euro nën kërcënimin se do t’i publikonte në media video-incizime e informacione që ia dëmtojnë reputacionin e autoritetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” , thuhet se nga data e pacaktuar e deri më në territorin e Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, Fatmir Sheholli në cilësi të personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (i njohur si BIA), ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtar i lartë i BIA-s, Bojan Dimiç.

Në aktakuzë thuhet se zyrtari i BIA-s nga i cili Sheholli ka marrë urdhra, shërben si drejtor në Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Sheholli mblodhi, siguroi dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka përcjellë te zyrtari në fjalë informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë dhe funksionin e institucioneve në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Fatmir Sheholli ka zbatuar në tërësi planin operativ të përgatitur nga ky zyrtari i BIA-s serbe me synim dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen direkt në procesin zgjedhor të mbajtur më .

Kjo pasi që sipas aktakuzës, më rreth orës Sheholli i shoqëruar nga një familjar i tij ka përdorur automjetin “AUDI” ka udhëtuar në Mitrovicën e Veriut dhe se në parkingun e Shkollës Teknike e në afërsi të një kafeneje, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash.

Sipas aktakuzës këto audio dhe transkrpite janë të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim në Republikën e Kosovës e të destinuara për komprementim të tyre. Për këtë shërbim, Sheholli sipas aktakuzës ka marrë shumën prej 5 mijë euro.

Në aktakuzë thuhet se në zbatim të planit të zyrtarit të BIA-s, materialet e marra ia dorëzoi gazetarit Milaim Zeka duke ia dhënë edhe shumën prej 1 mijë euro, si dhe duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij dhe atë disa ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet lokale.

Kështu, thuhet se përmes këtyre veprimeve në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, Sheholli ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime, Fatmir Sheholli ngarkohet me veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në pikën dy të aktakuzës, thuhet se Sheholli nga viti 2022 e deri në muajin dhjetor 2025 përshirë edhe periudhën sa ndodhej në paraburgim, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri detyroi të dëmtuarin të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13 mijë euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit dhe se pastaj përmes kërcënimit se në rast të mosdhënies së parave do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që dëmtojnë rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këto veprime të Shehollit janë vërtetuar përmes masave të fshehta hetimore, ku vërtetohet se gjatë periudhës sa Sheholli ka qenë në paraburgim, përmes një familjari të tij ka dërguar porosi kërcënuese duke kërkuar shumën mujore prej 700 euro euro me paralajmërimin se në të kundërtën publikon video-incizimet.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari nga frika, përmes një punëtori tij i ka dorëzuar te familjari i Shehollit shumën e parave prej 500 euro. Andaj, për këto veprime Sheholli ngarkohet edhe me veprën penale “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Ndryshe, lidhur me pretendimet ku përmendet në aktakuzë, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar gazetarin Milaim Zeka, i cili tha se për herë të parë po dëgjon për këto pretendime. “Fatmiri materiale ju ka dhanë edhe gazetarëve të tjerë. Paratë prej 1 mijë euro janë dhënë për përkthim të materialeve dhe se na ka thanë se janë të Gizzit gjerman”, deklaroi Zeka.

Pas dorëzimit të aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të caktohet seanca fillestare. Prokuroria ka propozuar që Shehollit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.

Si dhe, që sendet dhe pasuria e sekuestruar (përfshirë 3 mijë e 185 euro) të sekuestruara nga i pandehuri, sipas urdhrit ndalues përfundimtar të gjykatës, të konsifkohen pas përfundmit të gjykimit. Prokuroria ka propozuar që në cilësi të të dëmtuarit/dëshmitarit të ftohet Nenad Rashiq, si dhe në cilësinë e dëshmitarit Milaim Zeka.

Sa i përket provave të përmendura në aktakuzë për veprën e spiunazhit, thuhet se i pandehuri, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë por edhe më herët, ka qenë pjesë e strukturave të atëhershme të sigurimit jugosllav, e po ashtu ka ushtruar edhe veprimtari mediale në Radio Televizionin e Prishtinës të administruar nga regjimi i dhunshëm serb dhe më pas në televizionin “AS TV”, ku ka realizuar materiale dhe intervista që përputheshin me narrativën zyrtare të autoriteteve serbe, e në dëm të interesave të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Aty thuhet se në një intervistë më 1999 për gazetën e njohur ndërkombëtare “Los Angeles Times”, Sheholli kishte deklaruar se: “forcat serbe nuk po kryenin gjenocid në Kosovë, por vetëm krime individuale”.

Po ashtu, thuhet se ekzistojnë edhe intervista dhe paraqitje publike të të pandehurit nga Beogradi, në të cilat ai kishte kritikuar UÇK-në, NATO-në dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke paraqitur pretendime se UÇK-ja ishte krijuar dhe mbështetur nga shërbimet amerikane.

Po ashtu, Prokuroria ka bashkëngjitur në aktakuzë edhe provë tjetër për një numër të konsiderueshëm të paraqitjeve publike të të pandehurit pas përfundimit të luftës, në media vendore dhe rajonale, ku theksohet se ai ka mbështetur publikisht qëndrime në favor të “Listës Serbe” dhe të eksponentëve të saj politikë, duke sulmuar kundërshtarët politikë të kësaj partie, me pretendimet se janë kundër interesave të serbëve në Kosovë.

Burimi: Bota Sot