Aksident i rëndë në Golem, motori përplaset me bordurën, humbin jetën

0%

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Golem. Blutë bëjnë me dije se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë, dhe si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi, shtetasi E. L., 44 vjeç dhe pasagjeri i cili nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë: Golem/Informacion paraprak Rreth orës , të datës , në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot