Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1–. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë realizuar plane operative me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas Policisë, gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, ndër të cilat: Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer; Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim; Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, si dhe kundërvajtje të tjera.
Policia ka bërë të ditur se këto plane operative do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në respektimin e rregullave të trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.
