Zyrtare: Valmir Matoshi transferohet te Sturm Graz

0%

Valmir Matoshi ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te Sturm Graz në Austri. Klubi austriak ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me FC Thun, kampionin aktual të Zvicrës, për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar. Matoshi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Sturm Graz. Matoshi është shtetas i Zvicrës dhe Kosovës dhe është produkt i akademisë së Thunit.

Për klubin zviceran ai ka zhvilluar gjithsej 121 paraqitje, duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 10 asistime. Mesfushori është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa te Sturm Graz pritet të sjellë energji dhe fleksibilitet në repartin e mesfushës. “Sturm është klub që ka krijuar një emër shumë të mirë në Evropë dhe këtë sezon do të luajë sërish në Ligën e Evropës.

Klubi ka gjithmonë objektiva të mëdha dhe mund të identifikohem plotësisht me këtë projekt”, ka deklaruar Matoshi pas transferimit. Drejtori sportiv i Sturm Graz, Michael Parensen, e ka cilësuar Matoshin si zgjidhjen e preferuar të klubit për këtë pozitë, duke vlerësuar intensitetin dhe aftësinë e tij për të luajtur në disa role në mesfushë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, pas shpalljes kampion i Zvicrës me Thunin, Matoshi nis një kapitull të ri në Austri, ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në arenën evropiane.

Burimi: Telegrafi