Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj

0%

Juventusi ka marrë një lajm shqetësues pas ndeshjes ndaj Frosinones. Kenan Yildiz është rikthyer me probleme fizike, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e majtë. Talenti turk iu nënshtrua kontrolleve të specializuara në J Medical, ndërsa rezultatet e ekzaminimeve kanë dhënë lajme të këqija në kampin bardhezi. Situata e Yildiz po monitorohet me kujdes dhe Yildiz ka gjasë që të mungojë dy muaj.

Një goditje e fortë për bardhezinjtë, që tani presin vlerësimet përfundimtare mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të Yildiz.

Burimi: Bota Sot