Vrasja e trefishtë në Gllogjan, tre të akuzuarit shpallen të pafajshëm

0%

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska. Rasti lidhet me ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur një autobus ishte qëlluar me armë zjarri, ku mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M.

Një person tjetër ishte plagosur rëndë. Prokuroria i kishte akuzuar Mehmetajt për përfshirje në sulm, ndërsa pretendonte se objektiv ishte shoferi Gjokaj. Procesi ishte rihapur në korrik pas administrimit të një videoincizimi të ri.

Prova që e rihapi shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi që të tre të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. Prokuroria pretendonte se familja Mehmetaj e konsideronte Gjokajn përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për sulmin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas versionit të Prokurorisë, Kastriot Mehmetaj kishte dalë në rrugë përpara autobusit i armatosur dhe, pasi autobusi kishte ngadalësuar, kishte shtënë në drejtim të tij. Më pas, sipas aktakuzës, ai ishte larguar në drejtim të Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë. Halil Mehmetaj akuzohet se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.

Burimi: Telegrafi