Sot pritet të shpallet aktgjykimi për Halil Mehmetajn dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Pejë është caktuar të nisë në ora , ku pritet të merret vendimi për rastin që tronditi Kosovën në vitin 2021.
Më , një autobus që po qarkullonte në linjën Gjakovë–Deçan u qëllua me armë zjarri në fshatin Gllogjan. Nga sulmi mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënësit, Ledion Hamza e Gentiana Mustafa. Prokuroria i akuzon Halil Mehmetajn dhe dy djemtë e tij për përfshirje në këtë rast. Sipas aktakuzës, motivi i sulmit dyshohet se lidhej me hakmarrjen ndaj shoferit të autobusit.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, sot pritet të zbardhet vendimi i gjykatës për tre të akuzuarit në një nga rastet më të rënda që tronditën vendin. Aktgjykimi pritet të shpallet nga ora . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
