Vdekjet e punëtorëve alarmojnë KEK-un, sindikalistët mblidhen

0%

Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë nxitur reagimin e Sindikatës së Re të KEK-ut. Kryesia e kësaj sindikate do të mbajë sot, më 24 gusht, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për gjendjen e sigurisë së punëtorëve në vendet e punës.

Sipas njoftimit të sindikatës, në fokus do të jenë shkaqet e aksidenteve, rastet e lëndimeve, si dhe vdekjet e punëtorëve gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Në mbledhje pritet të përcaktohen edhe qëndrimet dhe masat e nevojshme për rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe sigurisë në vendet e punës.

Mbledhja është caktuar të nisë në orën , në zyrat e Sindikatës së Re të KEK-ut. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com