Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është gjetur i plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Gruaja, vetëm 24 vjeçare, nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë në QKUK. Sinjali mëson se viktima është J. B. 24-vjeçare, ndërsa si i dyshuar në rast po trajtohet bashkëshorti i saj, E.

B. 25 vjeçar Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës . Policia është njoftuar fillimisht për një plagosje me armë zjarri, ndërsa në Kërvasari janë nisur menjëherë patrullat policore dhe ekipi i Emergjencës së QKMF-së në Malishevë. Kur ekipet kanë mbërritur në shtëpi, janë përballur me një skenë të rëndë. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, E. dhe J.

Bytyqi janë gjetur të plagosur nga arma e zjarrit në dhomën e gjumit. Të dyve u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë nisur me urgjencë drejt QKUK-së në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, arma dyshohet se i përket babait të të dyshuarit, i cili ka deklaruar se e posedon me leje. Rreth orës , nga Emergjenca e QKUK-së ka ardhur lajmi tragjik, J.B. kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë dalë drejtues të Policisë, hetuesit e stacionit dhe ata rajonalë, ndërsa rastit i është bashkuar edhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur në tërësi dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të Sinjalit, familjarët kanë deklaruar se i dyshuari kishte punuar prej rreth katër vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë rreth një muaj më parë. Pretendimet e familjarëve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore janë pjesë e informatave fillestare dhe mbeten për t’u verifikuar nga organet hetimore.

Ajo që nisi si raportim për dy persona të plagosur në një dhomë gjumi, vetëm pak orë më vonë u shndërrua në hetim për vrasje të rëndë, me një grua 24-vjeçare të vdekur dhe bashkëshortin e saj nën dyshime. QKUK-ja flet për Sinjalin për të plagosurin nga Malisheva: Gjendja e tij shumë e rëndë dhe jo stabile Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com