Sot shënohet dita e 86-të e revoltës, ku qytetarë të shumtë si çdo natë pritet të protestojnë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Grumbullimi i qytetarëve nis në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas nisin në marshim drejt Kryeministrisë.
Pas mbërritjes përpara godinës së Kryeministrisë, nisin fjalimet, ku qytetarë të shumtë shprehin shqetësimet e tyre dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë. Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila duhet të përgatisë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, të cilat i konsiderojnë si të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët kanë deklaruar se se do të vijojnë të protestojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
