Roma e nis me spektakël në Serie A, Malen shkëlqen me het-trik

0%

Roma e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A, duke regjistruar një fitore bindëse 4-0 ndaj Fiorentinës. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini dominoi takimin dhe që në pjesën e parë krijoi disa raste të mira, ndërsa epërsinë e gjeti në minutën e 27-të.

Ishte Donyell Malen ai që zhbllokoi rezultatin, duke përfituar nga një pasim brenda zonës dhe duke goditur saktë në këndin e poshtëm të portës së mbrojtur nga David de Gea. Roma vazhdoi me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë dhe vetëm shtatë minuta pas rifillimit gjeti golin e dytë.

Sërish protagonist ishte Malen, i cili mori një pasim të shkurtër nga Paulo Dybala, u lirua bukur nga mbrojtësi dhe realizoi për 2-0. Në minutën e 60-të, dyshja Dybala-Malen funksionoi përsëri. Argjentinasi tregoi vizion të shkëlqyer dhe asistoi për holandezin, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 3-0, duke e kompletuar het-trikun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fiorentina nuk arriti të reagonte, ndërsa Roma vazhdoi të kontrollonte plotësisht takimin. Golin e katërt e shënoi Niccolò Pisilli në minutën e 86-të. Mesfushori ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer brenda zonës dhe me qetësi e dërgoi topin në cepin e majtë të portës.

Finisce così 🔚 Vinciamo 4-0 con i gol di Malen (3) e Pisilli 💛❤️ #RomaFiorentina pic.twitter.com/Yn2RqLmALG — AS Roma (@OfficialASRoma) August 24, 2026 Në fund, Roma festoi një fitore të madhe 4-0, duke dhënë një sinjal të fortë që në javën e parë të kampionatit. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi