Rizvanolli për riparimin e vagonëve në Serbi: Kishte ndodhur edhe në

0%

Në fund të vitit 2024, disa vagonë trenash nga Kosova ishin dërguar në Serbi për riparime. Këto informacione nuk janë mohuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, por ajo ka përkujtuar se një gjë e tillë kishte ndodhur edhe vite më parë. Riparimi i pesë vagonëve në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Triankos” i kishin kushtuar shtetit 423 mijë euro.

Vetë ministrja, Artane Rizvanolli, më , kishte promovuar vagonët e riparuar në rrjetin social . “Rrugën për Pejë mund ta bëni rehatshëm me tren në vagonat e riparuar nga Trainkos me përkrahje prej 423 mijë Euro nga Ministria e Ekonomisë” – kishte shkruar ajo. Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, të dielën, më publikoi një dokument në rrjetin social Facebook.

Dokumenti mban datën e protokollit e ku tregohej për vizitën e tre anëtarëve të një komisioni në qytetin e Zrenjaninit të Serbisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Komisioni sipas vendimit nr.472 të datës ka filluar punën në punëtorinë remontuese Shin Voz d.o.o në Zrenjani më datë duke filluar me testimin sipas Udhëzimit 266 në vagonët në të cilët është kryer riparimi i mesëm (R.M)” – thuhet në raportin e publikuar nga Daut Haradinaj.

“Të gjithë vagonët e testuar kanë treguar parametrat e duhura që do të thotë se punët janë përfunduar sipas specifikimit teknik dhe standardeve të kërkuara. Komisioni për pranimin teknik ka pranua projektin në fjalë, një ashtu edhe është bërë pranim dorëzimi i teknik i vagonëve.

Komisionit si fazë përfundimtare i mbetet pranimi fizik i vagonët po sa të arrijnë në territorin e Republikës së Kosovës” – thuhej tutje në raport. Sot gjatë ditës, më , reagoi ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ajo nuk e mohoi se vagonët nga Trainkos janë dërguar në Serbi për riparim.

Në reagimin e saj, Rizvanolli tha se një praktikë e tillë ishte aplikuar edhe vite më parë. “Vagonët janë dërguar për riparim në Zrenjanin në Serbi për herë të parë më 2017, sapo janë blerë, në procedurë të nisur në kohë të Qeverisë Mustafa e të përuruar në kohë të Qeverisë Haradinaj, nga Ministri Pal Lekaj” – thuhet në reagimin e ministres Rizvanolli.

Tutje, ajo ka parashtruar edhe një pyetje për AAK-në. “A ka qenë AAK-ja e brengosur për këtë çështje në vitin 2017 kur Ministri i tyre e prente shiritin për vagonët e riparuar në Serbi?” – deklaroi Rizvanolli. Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar ish-ministri i Infrastrukturës dhe ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Duke mohuar pretendimet e publikuara nga ministrja e Ekonomisë, Pal Lekaj ka paralajmëruar ndaj Artane Rizvanollit. “Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje! Qeveria Haradinaj është votuar më , ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e Ministrit më ” – thuhet në reagimin e Pal Lekajt.

“Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim. Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje. Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propaganda” – ka deklaruar ish-ministri Lekaj.

KALLXO.com ka provuar të marrë një koment nga kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Trainkos”, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Po ashtu, KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të Agron Statovcit, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa përmes një reagimi në Facebook, Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka dhënë detaje rreth tenderit për riparimin e pesë vagonëve. “Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 1-2-1-1) të publikuar më , në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik.

Tenderi është fituar nga kompania vendore ‘Profitech Sh.P.K’ me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese” – thuhet në reagimin e “Trainkos”.

“Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve” – thuhet tutje në reagim.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe tek kompania “Profitech Sh.P.K.” për t’i konfirmuar pretendimet e Ndërmarrjes Publike “Trainkos” por deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Burimi: Kallxo