Rast tragjik në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Si pasojë e plagëve, gruaja ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij. “Me datë rreth orës , jemi njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari-Malishevë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për traj tim në QKUK”, ka thënë ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sipas të dhënave të deritanishme, ajo ishte shtatzënë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, përfshirë motivin dhe mënyrën se si ka ndodhur incidenti.

Burimi: Bota Sot