Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga

0%

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga 1 shtatori, për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Sipas njoftimit, pas diskutimeve me kryetarët e shoqatave është arritur marrëveshje që, nëse pagat e punëtorëve nuk ekzekutohen në llogaritë e tyre bankare deri më , nga 1 shtatori do të nisë greva. Punëtorët teknikë kërkojnë që pagesat e vonuara të ekzekutohen para këtij afati, në të kundërtën kanë paralajmëruar ndërprerjen e punës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com