Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik. Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.
Në njoftim thuhet se me diskutimin e të gjithë kryetarëve të shoqatave u dakordua që nëse pagesat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më , nga 1 shtatori do të fillohet me grevë. “Kërkesa jonë është e qartë: puna e kryer duhet të paguhet “, thuhet në njoftim.
