Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më rreth orës është arrestuar një i dyshuar me inicialet N.R., i cili kërkohej nga Interpoli. Në njoftim thuhet se ky person kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari, i cili i ishte shmangur drejtësisë, ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Policia njofton se me urdhër të Prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
