“Plani i Botërorit më i keq se Superliga”, Ceferin “godet” Infantinon

0%

Përplasja mes drejtuesve të futbollit evropian dhe atij botëror është thelluar. Numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka sulmuar projektin e Gianni Infantinos për Kupën e Botës, duke e konsideruar nismën e FIFA-s si një kërcënim edhe më të madh për futbollin sesa ideja e Superligës Evropiane. “Unë mendoj se ky plan është edhe më i keq se Superliga.

Në rastin e parë, disa prej klubeve më të rëndësishme donin të krijonin një ligë të tyre, gjë që ishte e gabuar dhe do ta shkatërronte futbollin. Por këtu futbolli do të ishte fjalë për fjalë i shitur. Gjëja më e rëndësishme për mua është se e ndaluam edhe një përpjekje tjetër për ta shitur sportin.

E kam të vështirë të imagjinoj se çfarë lloj njerëzish do ta shisnin një sport që u përket të gjithëve. “Ndoshta mund të ndodhë pas 20 vitesh, nuk i dihet kurrë, por për momentin bashkëpunojmë shumë mirë me të gjithë. Jam i sigurt se diçka e tillë nuk mund të ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Nuk kam folur me të dhe ai nuk më ka kontaktuar që nga momenti kur ndodhi kjo. Ekzistojnë dy mundësi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E para është që ai ta kuptojë se nuk ka mbështetje – dhe nuk po flas vetëm për mbështetjen politike të atyre që votojnë, por për mbështetjen e komunitetit të futbollit, tifozëve, lojtarëve, ish-lojtarëve dhe trajnerëve ”, tha ai.

Burimi: Bota Sot