Peja bëhet arenë e tenisit ndërkombëtar, Freitag dhe Capin triumfojnë

0%

Moritz Freitag dhe Milica Capin janë shpallur fitues të turneut ndërkombëtar të tenisit World Tennis J30 Peja Open 2026, i cili u zhvillua në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës. Në edicionin e parë të këtij turneu morën pjesë 78 tenistë dhe teniste nga 24 shtete, duke i dhënë garës karakter të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në konkurrencën e meshkujve, titulli i takoi austriakut Moritz Freitag, i cili në finalen e madhe dominoi ndaj izraelitit Yonatan Barak, duke triumfuar bindshëm me rezultat 6-0, 6-2. Te femrat, kampione u shpall Milica Capin, e cila në finale ishte më e mirë se Milana Rashan-Buha dhe siguroi trofeun e turneut.

Në konkurrencën e çifteve për meshkuj, triumfuan britanikët Thomas Nailer dhe Toby Shaw, ndërsa te femrat titullin e kampioneve e fituan çifti i përbërë nga çekja Natalie Havkova dhe kroatja Milana Rashan-Buha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktivitetet ndërkombëtare të tenisit në Pejë do të vazhdojnë menjëherë, pasi nga 25 deri më 30 gusht, po në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik, është në program edicioni i radhës i World Tennis J30 Peja Open 2026.

Burimi: Telegrafi