PDK sërish para Qeverisë, Deliu: Kosova vazhdon të mbahet pa

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe sot ka dalë para Qeverisë së Kosovës, në kuadër të aksionit të saj lidhur me mungesën e institucioneve funksionale në vend. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se arsyeja e protestës së tyre mbetet e njëjtë. “Edhe sot para Qeverisë.

Sërish për të njëjtën arsye: Kosova vazhdon të mbahet pa institucione funksionale”, ka shkruar Deliu. Ajo ka ngritur kritika edhe për çështjen e 50 milionë eurove për riparimin e vagonëve të Trainkos-it në Serbi, duke pretenduar se në kohën e bllokadës institucionale, kjo çështje ka funksionuar. Deliu ka thënë se kërkesat për transparencë nga punonjësit janë përballur me masa nga pushteti.

“Dhe kur një punonjës kërkon transparencë e qytetarët ta dinë këtë, përgjigjja e pushtetit janë masat ndaj tij”, ka shkruar ajo. Në fund, deputetja e PDK-së e ka kritikuar qeverinë duke thënë se “ata që erdhën me flamurin e patriotizmit, sot e ndëshkojnë transparencën dhe i dërgojnë milionat në Serbi”. “ Kjo është fotografia e pushtetit sot”, ka përfunduar Deliu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi