PDK e Aleanca bëjnë thirrje për konstituim të Kuvendit, Kadrijaj: Nuk

0%

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, më . Sala Jashari e PDK-së teksa ka folur nga foltorja e Kuvendit tha se nuk kanë kërkuar asgjë përveç që Kosova të jetë stabile e si shtet të punojë. Jashari dhe deputetët tjerë që ishin të pranishëm po kërkojnë konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të mbajtura më .

“Për gati dy vjet Kosova ka pritur, që institucionet të formohen, që Kuvendi të punojë, që përgjegjësitë të merren. Dhe pas gjashtë vitesh qeverisje, çfarë kanë bërë të tjerët, nuk mund të jetë më përgjigje sepse përgjegjësia ju takon juve.” – deklaroi Jashari më .

Jashari e kritikoi pajisjen me tekste shkollore, e cila ende nuk ka nisur pasi Ministria e Arsimit ende nuk i ka subvencionuar prindërit për blerjen e tyre. “Ekziston rreziku që edhe këtë vit fëmijët të mos i kenë të gjitha tekstet që ju duhen në ditën e parë të shkollës.” – tha Jashari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nëse nuk arrin ta konstituosh Kuvendin, nëse nuk arrin të ndërtosh kompromis me të paktën një pjesë të përfaqësimit politik të qytetarëve. Si mund të pretendosh që përgjigjja për një shtet funksional është të kesh edhe pak më shumë pushtet, edhe pak më shumë kompetenca?” – shtoi ajo.

Teuta Haxhiu e Aleancës këtë situatë të moskonstituimit të Kuvendit e sheh si “shqetësuese” dhe “të rrezikshme”, e që sipas saj, nuk ka pasur një të tillë në historinë e Kosovës.

“Sot janë bërë 17 ditë që kur afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i paraparë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht për 17 ditë me radhë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vartësit e tyre kanë uzurpuar zyret e Qeverisë, Zyren e Presidentes, dhe gjithçka tjetër, duke shkelur ligje e Kushtetuten e Republikës së Kosovës.” – tha Haxhiu.

Haxhiu e quajti Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të vendit, “uzurupues serik të institucioneve shtetërore”, i cili sipas saj, “po vazhdon ta mbajë të bllokuar institucionin më të lartë ligjvënës, Kuvendin e Republikës, duke u pamundësuar deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre.” Pas këtyre fjalimeve, Time Kadrijaj nga Aleanca në një konferencë për media u deklarua para gazetarëve.

“Nuk e di ku po fshihet Albini, apo ku është ose çfarë planesh po bën. Po s’është problem o Albin masi po don me udhëheq me krejt Qeverinë, nuk e ki ti problem me rrit edhe dikasteret ministrore, sepse herën e kaluar nga 13 ministri i ke bërë 19 ministri.

Tash nëse po don me gjet partner dhe s’po mundesh m’i sistemu ata militantët e tu që nuk të lëshojnë pe për dikasteret ministrore.” – ka thënë Kadrijaj për kryeministrin Kurti. “Bëji edhe 25 ministri e ndaji me partnerët që po don, po mos e blloko vendin. Hajde në seancë, konstituo Kuvendin. Formo Qeverinë.

Zgjedhe presidentin, sepse shteti nuk ta falë, qytetarët nuk ta falin dhe me një fjalë të fundit – nuk je mbi shtetin zoti Kurti, nuk je mbi Kushtetutën, për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe atë ditë fundi yt do të jetë i tmerrshëm.” – ka vazhduar Kadrijaj duke ju drejtuar Kurtit përmes konferencës.

Ky nuk është angazhimi i vetëm i deputetëve të opozitës me thirrjet për konstituimin e Kuvendit. Ata po e nisin ditën duke e bllokuar hyrjen e Qeverisë dhe po i bëjnë thirrje Kurtit që ta thërras e mbaj seancën konstituive. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.

Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo