Një 14-vjeçare ka dorëzuar në polici një kuletë me 260 euro dhe dokumente identiteti brenda saj, të cilën e kishte gjetur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime.
“Me datën , rreth orës , në rrugën ‘Adem Jashari’ në Shtime, e mitura E.B, 14 vjeçe nga fshati Davidovc, ka gjetur një portofol me 260 euro dhe dokumente identifikuese dhe e ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bazuar në dokumentet e gjetura, policia ka identifikuar pronarin, E.M. 17-vjeç nga fshati Reçak, i cili është njoftuar dhe është paraqitur në stacion për ta marrë kuletën. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj “e ka falënderuar të miturën E. Baftiun për ndershmërinë, përgjegjësinë dhe gjestin shembullor qytetar”.
