Një ngjarje tragjike ka ndodhur pas mesnatës në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një lokali në rrugën “Xhafer Deva”, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pjetër Dedajn , 55 vjeçar. Rasti është raportuar rreth orës , pasi një person i afërt me të ndjerin e ka gjetur atë të shtrirë në ambientet e lokalit dhe ka njoftuar autoritetet.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e Dedajt. Në lokacion kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit Zoraki, së bashku me municion.
Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike mbeten objekt i hetimeve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
