Në pushime pa Klodin, Elijona tregon kush po i qëndron pranë

0%

Elijona ka ndarë një tjetër moment nga pushimet e saj në rrjetet sociale, duke publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet duke shijuar ditët në bregdet. Në imazh, ajo shihet e ulur pranë detit, duke marrë rreze dielli dhe duke lexuar një libër. Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr më shumë mesazhi që ajo ka shoqëruar fotografinë.

Elijona Binakaj/Instagram Në anglisht, Elijona shkruan: “Duke i shpëtuar thashethemeve, përmendjes së emrave dhe historive… ndërsa disa njerëz ende përpiqen të ndërtojnë vëmendjen e tyre nga e jona”. Për të sqaruar se me kë po i kalon pushimet, ajo ka shtuar edhe një shënim në shqip: “Jam në det me familje”.

Elijona Binakaj/Instagram Postimi vjen pak ditë pas reagimit të saj mbi zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Klodin. Mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale kishte nxitur dyshime te ndjekësit, ndërsa Elijona kishte bërë të ditur më herët se po kalonte kohë me familjen e saj në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me reagimin e fundit, ajo duket se ka zgjedhur të sqarojë edhe një herë situatën, duke treguar se pushimet po i kalon pranë familjes, larg zërave dhe aludimeve që qarkullojnë në rrjet. Elijona Binakaj/Instagram

Burimi: Telegrafi