Në Lluzhan vetura ka goditur një person, policia jep detaje

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ku një veturë ka goditur një person. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës , kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo. Sipas saj, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Burimi: Bota Sot