“Në dioptrinë e tij nuk ishte as Reçaku, as Meja, as Dubrava”,

0%

Publicisti Agim Vuniqi ka reaguar ndaj intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e kritikuar për mënyrën se si, sipas tij, i ka përshkruar zhvillimet në Kosovë gjatë kohës së luftës. Vuniqi ka thënë se Thaçi në intervistë është fokusuar në përshkrime idilike të Kosovës, duke lënë jashtë pamjet e luftës, vrasjet dhe dëbimin e shqiptarëve.

“E dëgjova intervistën e porositur të Thaçit, aq bukur i përshkruante malet e lulëzuara, fushat e livadhet e Kosovës…, në kohë lufte” , ka shkruar Vuniqi. Ai ka ironizuar këtë përshkrim, duke thënë se dëgjuesit mund të mendonin se bëhej fjalë për një periudhë të qetë e jo për kohën e luftës. Sipas Vuniqit, në rrëfimin e Thaçit mungonin disa prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë.

“Te shkonte mendja se po fërkonte llambën e Alladinit, as kishte pa as vërejtur kufomat e shpërndara, shtëpitë e djegura flakë, as dëbimin në përmasa biblike të shqiptarëve”, ka shkruar ai. Vuniqi ka përmendur veçanërisht masakrat e Reçakut, Mejës dhe burgun e Dubravës, duke theksuar se, sipas tij, “në dioptrinë e tij nuk ishte as Reçaku, as Meja, as Dubrava”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund, Vuniqi ka ironizuar edhe disponimin e Thaçit, duke thënë se ai ishte “në prag të lirimit”, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, ish-presidenti është promovuar në opinion.

“Na gëzoje me disponimin e tij në prag të lirimit të tij, për t’u mos u kallë e shkrumu Kosova, e më prishë atë imazh përshkrues të presidentit të promovuar nga Ram Bushi, që e fali gjithë atë bukuri të përshkruar nga idoli i tij. Lum na që ju kena…”, ka përfunduar Vuniqi.

Shkrimi i plotë: E dëgjova intervistën e porositur të Thaçit, aq bukur i përshkruante malet e lulëzuara, fushat e livadhet e Kosovës…, në kohë lufte. Kishte harruar dardhat kakiçke “me bereqet” të NATO-s. Të shkonte mendja se po fërkonte llambën e Alladinit.

As kishte parë, as vërejtur kufomat e shpërndara, shtëpitë e djegura flakë, as dëbimin në përmasa biblike të shqiptarëve, thuajse ishte kohë e përshkrimit idilik të ngjarjeve. Në dioptrinë e tij nuk ishte as Reçaku, as Meja, as Dubrava…

Na gëzoje me disponimin e tij në prag të lirimit të tij, për të mos u kallur e shkrumbuar Kosova, e më prishte atë imazh përshkrues të presidentit të promovuar nga Ram Bushi, që e fali gjithë atë bukuri të përshkruar nga idoli i tij. Lum na që ju kena…

Burimi: Bota Sot