Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësi Islam Dudaev ka shkëlqyer në tapet, duke triumfuar në kategorinë e tij dhe duke i siguruar Shqipërisë një sukses të madh në këto Lojëra Mesdhetare. Kjo është medalja e parë e artë për Shqipërinë në Taranto 2026.
Mundësi i Shqipërisë triumfoi në finalen e kategorisë 74 kg, duke mposhtur Fati Vejselin me rezultatin e pastër 4-0. Para triumfit të Dudaevit, Shqipëria kishte siguruar medalje përmes Abakarov, me medalje të argjendtë, dhe Ardit Zenelit, me medalje të bronztë.
