Me armën e babait dyshohet se u krye krimi në Malishevë – Policia e

0%

Detaje të reja janë zbuluar për tragjedinë në Kërvasari të Malishevës, ku 24-vjeçarja Jetlira Bytyqi humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, po trajtohet si i dyshuar në rastin që është iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Sinjali mëson se arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast i përket babait të të dyshuarit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia e ka gjetur armën në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i Egzon Bytyqit ka deklaruar para autoriteteve se armën e posedonte me leje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës , kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari.

Patrullat policore dhe ekipet e Emergjencës së QKMF-së në Malishevë janë nisur menjëherë drejt lokacionit, ku Egzon dhe Jetlira Bytyqi janë gjetur të plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Të dy janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Por për Jetlirën plagët rezultuan fatale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rreth orës , nga Emergjenca e QKUK-së është konfirmuar se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, hetuesit kanë gjetur armën që dyshohet se është përdorur. Ajo është sekuestruar dhe pritet të jetë një nga provat kryesore materiale në hetimin për zbardhjen e plotë të rastit.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë, drejtues të Policisë dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda. Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes dhe rrethanat në të cilat është përdorur arma.

Sipas të dhënave të rastit, i dyshuari kishte punuar prej rreth katër vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë rreth një muaj më parë. Familjarët kanë dhënë deklarime edhe për gjendjen e tij shëndetësore gjatë kohës së fundit, pretendime të cilat mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente.

Fakti se arma dyshohet se ishte e babait dhe se ai deklaroi se e posedonte me leje tashmë është pjesë e mozaikut të provave që hetuesit duhet ta zbërthejnë për të përcaktuar se çfarë ndodhi atë natë brenda dhomës së gjumit.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Malishevë – gruaja 24-vjeçare vdiq pasi çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit E trishtë | Kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Burimi: sinjali.com