Malisheva i dha lamtumirën e fundit policit të saj, Altin Kryeziu

0%

Me dhimbje të madhe, familjarë, kolegë, miq e qytetarë u mblodhën për ta përcjellë në banesën e fundit, zyrtarin policor, Altin Kryeziu, i riu që shërbeu me përkushtim dhe dinjitet. Varrimi i tij u bë me ceremoni shtetërore, ku morën pjesë edhe Xhelal Sveçla, e Gazmend Hoxha. Ikja e hershme e Altinit nxiti reagime të shumta.

Ai vdiq një ditë më parë, pasi ishte aksidentuar javën e kaluar në krye të detyrës në qytetin e Malishevës, teksa po drejtonte trafikun. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë të afërmve.

Burimi: Bota Sot