Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur bindshëm boksieren turke Esmanur Lok. Pas triumfit të Sadikut, trajnerja e saj, Marjola Sallauka, ka vlerësuar paraqitjen e boksieres kosovare, duke thënë se synimi i saj mbetet medalja e artë.
Sallauka ka theksuar se Lojërat Mesdhetare janë një mundësi e mirë për të parë nivelin e Sadikut para Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet pas dhjetë ditësh. Sallauka: Synimi i Donjetës është medalja e artë “E ka synimin te medalja e artë.
Këto Lojëra Mesdhetare ishin shumë të mirëseardhura sepse pas 10 ditëve e kemi edhe Kampionatin Evropian, kështu që është një sfidë shumë e mirë edhe me pa deri ku është performanca do të thotë, çfarë kemi nevojë me përmirësu edhe ku janë pikat e forta dhe pikat e dobëta të për Kampionatin Evropian”, tha Sallauka.
I kënaqur me paraqitjen e Sadikut ishte edhe sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli. Ai ka thënë se në ekipin kosovar nuk kanë pasur asnjë dyshim për potencialin e Donjetës dhe se medalja e saj ishte e pritshm Demolli: Nuk kishim asnjë dyshim te Donjeta Sadiku “Ato që i kemi thënë veç u konfirmuan.
Sa i përket Donjeta Sadikut, nuk kemi pasur dyshim, të gjithë kemi potencuar se 90 deri në 100% te Donjeta e sigurt për medalje. Kjo u vërtetua sot. Po ne kemi prit medalje nga çunat tanë, nga katër djemtë, por do të thotë shorti që kishin nuk ishte short i mirë…Donjeta Sadiku ka disiplinë të sportit, e di qëllimin për çfarë ka ardhur.
Këto Lojëra Mesdhetare mbahen një herë në katër vite, duhet pasur potencial”, u shpreh Demolli. Edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, e ka vlerësuar lart paraqitjen e boksieres kosovare, duke thënë se Sadiku e përfaqësoi Kosovën në mënyrën më të mirë dhe se luftoi si një luaneshë.
Krasniqi: Donjeta luftoi si luaneshë “Vërtet ka qenë një luftë shumë e mirë e Donjetës, na ka përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme, na ka bërë krenarë, na ka dhënë emocione siç e patë, një luftë tamam si luaneshë.
Edhe këtë na ka thënë edhe në Kosovë Donjeta, që ka me qenë surprizë puna e saj edhe angazhimi që ka bërë gjatë përgatitjeve, edhe u dëshmu sot që bëri një fitore bindëse ndaj kundërshtares nga Turqia.” Sadiku, megjithatë, nuk është e kënaqur vetëm me medaljen e bronztë. Ajo ka bërë të ditur se në Taranto ka ardhur me synimin për medaljen e artë dhe që në fund të dëgjohet himni i Kosovës.
Boksierja kosovare do ta zhvillojë meçin e radhës më 27 gusht, kundër grekes Sofia Legaki, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së artë.
