Mbi gjashtë milionë bileta janë shitur për Lojërat Olimpike Verore “Los Angeles 2028”, duke treguar interesin e madh të publikut për evenimentin që do të zhvillohet në Los Anxhelos. Organizatorët mbyllën fazën e dytë të shitjes dhe njoftuan se një tjetër mundësi për blerjen e biletave do të jetë në vitin 2027.
Këtë herë, biletat do të shiten sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”, pa kufizim të numrit të biletave për blerësit. Gjithashtu, do të ketë më shumë bileta dhe më shumë sporte në dispozicion. Në vitin 2027 do të nisë edhe sistemi zyrtar i rishitjes së verifikuar të biletave.
Organizatorët kanë theksuar se synojnë t’u ofrojnë tifozëve një përvojë sa më të mirë në stadiume dhe arena. Ndërkohë, biletat për Lojërat Paralimpike do të dalin gjithashtu në shitje në vitin 2027. Përfaqësuesit e “LA28” shprehen të kënaqur me entuziazmin e publikut dhe presin një interes edhe më të madh në vazhdim.
