Liga e Kampionëve 2026/27 – Të enjten hidhet shorti i fazës së ligës

0%

Sezoni i ri i Champions League po hyn në fazën vendimtare, me shortin e fazës së ligës që do të hidhet më 27 gusht në Monaco, duke nisur nga ora . Në fazën e ligës do të marrin pjesë 36 skuadra, ndërsa 29 prej tyre tashmë e kanë siguruar kualifikimin. Ndër ekipet e mëdha janë Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, PSG, Inter, Arsenal dhe Atletico Madrid.

Shorti do t’i ndajë ekipet në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të UEFA-s. Çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje, nga dy kundër ekipeve të secilës vazo. Klubet nuk mund të përballen me një ekip nga i njëjti shtet në këtë fazë. Pas tetë xhirove, tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8 së finales.

Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off, ndërsa 12 skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në të 36-in do të eliminohen. Faza e ligës do të nisë më , ndërsa ndeshjet e fundit do të zhvillohen në janar të vitit 2027.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Faza me eliminim direkt do të nisë me play-off-et në shkurt, ndërsa finalja do të zhvillohet më në Estadio Metropolitano të Madridit, stadiumi i Atletico Madridit. Ky do të jetë edicioni i 72-të i kompeticionit në historinë e tij dhe një tjetër sezon ku gjigantët e Evropës do të synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit kontinental.

Burimi: Bota Sot