Florion Dalladaku, 45-vjeçari i dyshuar për krimin e rëndë në Lushnje, ku nëna e tij humbi jetën dhe babai mbeti i plagosur rëndë, është arrestuar nga policia rreth një orë pas ngjarjes. Sipas raportimit të Top Channel, Dalladaku është ndaluar në Fier, teksa dyshohet se po tentonte të largohej me një automjet tip “Ford” me ngjyrë blu.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës në banesën e familjes. Për motive që ende nuk janë bërë të qarta, 45-vjeçari dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës, konkretisht sqepar, nënën e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa për të dyshuarin thuhet se ka probleme mendore.
Ndërkohë, babai i tij, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
