Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

0%

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht qasja për vizitorët në Kalanë e Prizrenit. Siç bën të ditur kjo ministri, duke filluar nga , qasja për vizita në këtë kala mbyllet për dy javë për shkak të fillimit të punimeve emergjente.

“Me fillimin e punimeve për zbatimin e masave emergjente në Kalanë e Prizrenit, qasja për vizitorë në këtë aset do të mbyllet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, duke filluar nga sot.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve”- thuhet në njoftimin e MKT në Facebook. Sipas njoftimit, për çdo ndryshim lidhur me afatin e mbylljes dhe rihapjen e kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më , MKT njoftoi për mbylljen e përkohshme të disa zonave të caktuara në Kalanë e Prizrenit. Sipas MKT-së, ky vendim ishte marrë mbi bazën e vlerësimeve profesionale që disa zona paraqisnin rrezik për vizitorët. Zonat me rrezik do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të radhës”- thuhej në njoftimin e MKT së më .

Po ashtu, MKT pati pezulluar edhe dhënien në shfrytëzim të hapësirave të kalasë.

Burimi: Kallxo