Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA-në, do të godasim

0%

Irani ka paralajmëruar Bullgarinë se do ta konsiderojë akt agresioni çdo bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në një sulm të mundshëm ndaj territorit iranian. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se Sofja nuk duhet të lejojë përdorimin e territorit apo infrastrukturës së saj nga SHBA-ja për operacione kundër Iranit.

“Bashkëpunimi i Bullgarisë me Shtetet e Bashkuara në një sulm ndaj Iranit përbën një akt agresioni dhe Irani ka të drejtë të godasë burimin e çdo sulmi”, tha Baghaei, sipas mediave iraniane. Ai paralajmëroi gjithashtu se Teherani nuk do të tregojë “asnjë lloj butësie” ndaj atyre që i konsideron palë agresore.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, shënjestrimi i pikës së origjinës dhe burimit të çdo akti agresioni është e drejta legjitime e Iranit”, deklaroi zëdhënësi iranian. Baghaei tha se vendet e tjera nuk kanë arsye të shqetësohen nga Irani, përveç rastit kur vendosin territorin dhe infrastrukturën e tyre në dispozicion të Shteteve të Bashkuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, zyrtari iranian hodhi poshtë raportimet se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe se përmes saj po transportohen disa milionë fuçi naftë çdo ditë, duke i cilësuar këto pretendime si pjesë të “luftës së komunikimit dhe propagandës”. Në zhvillime të tjera diplomatike, Baghaei mohoi se Irani ka marrë ftesë për t’u bashkuar me Marrëveshjen e Mbrojtjes së Mekës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Omanit, Sayyed Badr Al-Busaidi, pritet të vizitojë Teheranin, ku do të zhvillojë bisedime me homologun iranian, Abbas Araghchi. Në fokus të takimit pritet të jenë çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht situata rreth Ngushticës së Hormuzit.

Burimi: Bota Sot