Holanda nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e ardhshëm, ka konfirmuar transmetuesi zyrtar holandez AVROTROS. Arsyeja kryesore është përfshirja e Izraelit dhe ndikimi i konfliktit në Gaza, për shkak të të cilit Holanda beson se Eurovisioni nuk mund të konsiderohet më një garë neutrale.
Drejtori i AVROTROS, Taco Zimmerman, deklaroi se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në konkurs dhe se Eurovisioni është shndërruar në një ‘platformë për ndarje’. Foto: EPA-EFE Holanda nuk është i vetmi shtet që ka vendosur të tërhiqet. Edhe Islanda, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë refuzuar pjesëmarrjen në Eurovisionin e ardhshëm.
Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë vendosur gjithashtu të mos e transmetojnë konkursin. AVROTROS tha se ndryshimet e paralajmëruara nga organizatorët nuk kanë qenë të mjaftueshme për të rikthyer besimin tek karakteri i pavarur dhe neutral i Eurovisionit.
Debati është përqendruar veçanërisht te pjesëmarrja e Izraelit, gjersa organizatorët kanë deklaruar se vendet e përfshira në konflikte të armatosura mund të përjashtohen nga gara. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të bindur disa vende që të vazhdojnë pjesëmarrjen.
