Haxhiu pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë: Gratë nuk janë të

0%

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së rëndë të një 25-vjeçareje, e cila ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Haxhiu ka shprehur tronditjen e saj për rastin, duke theksuar se siguria e grave duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.

“Shoqëria jonë nuk mund të jetë e sigurt përderisa gratë nuk janë të sigurta as në shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit Ajo ka theksuar se familja dhe martesa nuk duhet të përdoren për të fshehur apo arsyetuar dhunën ndaj grave, ndërsa ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin plotësisht rastin dhe të veprojnë me përgjegjësi. “Kur një gruaje i rrezikohet jeta, kjo nuk është më çështje private.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është një çështje që na përket të gjithëve dhe përballë së cilës institucionet duhet të veprojnë pa vonesë”, ka shkruar u.d. e Presidentes. Në fund, Haxhiu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës për humbjen e rëndë.

Burimi: Telegrafi