Dogana me njoftim për dhënien me qira të bufesë

0%

Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe kanë fushë veprimtari shërbimet e bufesë / gastronominë qe të ofertojnë për marrje me qira të bufesë / restorantit në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë, sipas përshkrimit në vijim: Dhënia me qira e hapësirës për restorant dhe kuzhinë sipas çmimin fillestar të përcaktuar nga ekspertiza vlerësuese në vlerën e qirasë mujore prej 500.00 euro me TVSH për 125 m².

Derisa pastrimi i kuzhinës dhe restorantit bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit. Mënyra e paraqitjes se ofertës: Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi: 1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin; 2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi çmimin fillestar të përcaktuar. 3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 4 punëtor profesional për ofrimin e shërbimeve (një kuzhinier; një banakier; një kamerier dhe një pastrues). 4.Dëshmi me shkrim se ofertuesi plotëson kërkesat teknike të Specifikimit Teknik të Detyrueshëm; dhe 5.Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike.

Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin dokumentacionin e Specifikimit Teknik të Obligueshëm nga webfaqja e DK-së apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se , koha , Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e restorantit në terminalin doganor Dheu i Bardhë me datën nga ora – . Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë.

Hapja e ofertave bëhet me datën , koha , Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një garanci financiare prej 10% të çmimit fillestar të përcaktuar në shpalljen publike.

Garancia financiare prej 10% të çmimit fillestar mund të dorëzohet në një nga format si garanci të pakushtëzuar bankare apo police e sigurimit të lëshuar nga një kompani e licencuar e sigurimeve me vlefshmëri prej 30 ditëve. Nëse fituesi tërhiqet pas shpalljes së rezultatit, garancia e tij financiare nuk kthehet dhe ankandi përsëritet.

Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës. Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë. Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

Burimi: Telegrafi