Familjarët e 25-vjeçares shtatzënë që humbi jetën pas plagosjes me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e drejtësisë. Flamur Foniqi, djali i axhës së viktimës, ka thënë se familja është njoftuar për rastin tragjik pas orës të mëngjesit.
“E ndjera është vajza e axhës, për të cilën sot pas orës 2 pas mesnate e kemi marrë lajmin për rastin tragjik”, ka deklaruar Foniqi për KosovaPress. Prokuroria: Bashkëshorti dyshohet për vrasjen e gruas në Malishevë Ai ka thënë se familja beson se 25-vjeçarja është privuar nga jeta dhe se rasti ka ndodhur si pasojë e një akti të vrasjes.
“Ne e dimë dhe besojmë shumë si familje se e bija jonë është privuar nga jeta, ka ndodhë përmes aktit të vrasjes”, ka thënë ai. Foniqi ka shtuar se familja pret konstatimet e institucioneve përkatëse lidhur me rastin. “Konstatimet tjera i presim nga IML-ja. Prej këtu bëjmë thirrje në arritjen e drejtësisë së plotë”, ka deklaruar ai.
Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit 25-vjeçarja humbi jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri në një dhomë gjumi në Kërvasari, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur rëndë. Rasti është iniciuar nga Prokuroria si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.
