“Dikush ka hedhur gurë”: Labinot Rexha aksidentohet në autostradë

0%

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka njoftuar se ka pësuar aksident me veturë gjatë udhëtimit drejt Zvicrës. Përmes një InstaStory, ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në autostradën në Kosovë, ku sipas tij në rrugë ishin hedhur gurë.

Rexha ka thënë se nga aksidenti vetura ka pësuar dëmtime, ndërsa ai dhe personat që ndodheshin me të kanë shpëtuar pa pasoja të rënda. “Siç e kam lajmëruar në postimin tim, mbrëmë duke shkuar në Zvicër, gjatë autostradës në Kosovë, dikush ka hedhur gurë”, ka shkruar ai.

Këngëtari ka ngritur dyshimin se edhe persona të tjerë mund të jenë përballur me të njëjtën situatë në atë pjesë të autostradës. “Ndoshta edhe dikush tjetër ka pësuar të njëjtin aksident si ne. Falë Zotit kemi shpëtuar”, ka deklaruar Rexha. Ai ka bërë të ditur se vetura është rregulluar dhe se udhëtimin drejt Zvicrës e kanë vazhduar përsëri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com