Besiktasi me reagim të ashpër pas humbjes ndaj Alanyasporit, lojtari

0%

Besiktasi ka reaguar ashpër pas humbjes 1:0 ndaj Alanyasporit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Turqisë. Gjiganti nga Stambolli e ka përjetuar rëndë disfatën në udhëtim, duke shprehur pakënaqësi të madhe me vendimet e gjyqtarëve. Në veçanti, Besiktasi ka vënë në shënjestër gjyqtarin Adnan Deniz Kayatepe dhe disa prej vendimeve të tij gjatë takimit.

Në qendër të polemikave ishte edhe kapiteni i Alanyasporit, Fidan Aliti. Mbrojtësi i Kosovës u përfshi në disa situata të diskutueshme, të cilat Beshiktashi i publikoi përmes një videoje në rrjetet sociale. Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e Alanyasporit ndaj Besiktasit Një prej rasteve më të diskutuara ishte përplasja mes Alitit dhe Leandro Trossardit në zonën e rreptësisë.

Beshiktashi pretendon se ndaj sulmuesit belg është përdorur forcë e palejueshme dhe se Aliti duhej të ndëshkohej me karton të kuq. Në pamjet e publikuara nga klubi shihet një kontakt mes dy futbollistëve, ndërsa Trossard pretendoi pas ndeshjes se ishte goditur me shuplakë. “VAR-i ishte aty dhe, nëse do të ishte përdorur siç duhet, vendimi duhej të ndryshonte qartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mendoj se kundërshtari më goditi me shuplakë. Ishte karton i kuq i pastër. Vendimi duhej të ndryshohej”, deklaroi Trossard. Gjyqtari Kayatepe e ndërpreu lojën pas incidentit, por nga VAR-i nuk pati ndërhyrje për ta ndryshuar vendimin. Besiktasi gjithashtu kontestoi anulimin e një goli të tij, duke pretenduar se nuk kishte faull ndaj Alitit në zonë.

Klubi nga Stambolli publikoi edhe një tjetër moment ku mbrojtësi kosovar shihet duke e mbajtur për fanelle Dusan Vlahovic teksa sulmuesi po përpiqej të futej në zonën e rreptësisë. Përmes një komunikate zyrtare, Besiktasi e kritikoi në mënyrë të ashpër ekipin e gjyqtarit dhe kërkoi që Kayatepe dhe gjyqtarët e tjerë të përfshirë të mos gjykojnë më ndeshjet e klubit.

“Adnan Deniz Kayatepe, vendimet skandaloze të të cilit nga gjysmëfinalja e kaluar e Kupës janë ende të freskëta në kujtesën tonë, ka shtuar edhe një tjetër turp në bilancin e tij. Lojtari kundërshtar e goditi Trossardin me shuplakë para gjithë botës. Gjyqtari nuk e pa incidentin, ndërsa VAR-i mbeti i heshtur”, thuhet në reagimin e Beshiktashit.

Klubi turk pretendon gjithashtu se goli i tij u anulua për një faull që, sipas tij, nuk ekzistonte, ndërsa thekson se gjyqtari nuk reagoi as në rastin kur Vlahovic u ndalua nga Aliti. Referimi në futbollin turk ka qenë prej kohësh temë e debatit të madh dhe ankesat ndaj gjyqtarëve kanë nisur që në dy xhirot e para të sezonit të ri.

Në këtë ndeshje, Florent Hadërgjonaj ishte protagonist për Alanyasporin, duke asistuar në golin e vetëm të takimit. Në anën tjetër, Milot Rashica e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë e Besiktasit.

Burimi: Telegrafi