Arrestohen dy persona për të shtëna me armë në një aheng familjar në

0%

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Begracë. Rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht, rreth orës , kur Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësitet reaguese dhe Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet policore në rrugën “Rexhep Luzha”, në fshatin Begracë. Gjatë intervenimit janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, një 62-vjeçar dhe një 33-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku janë intervistuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Telegrafi