Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës dhe mbarë vendin. Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeçare dhe 34 javëshe shtatzënë, ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet si i dyshuar në rast. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 gushtit, rreth orës .

Policia fillimisht u njoftua për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari, ndërsa drejt vendit të ngjarjes u nisën menjëherë patrullat policore dhe ekipet e Emergjencës së Malishevës. Kur ekipet mbërritën në shtëpi, Jetlira dhe Egzoni u gjetën të plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Të dy u dërguan me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për Jetlirën, megjithatë, plagët rezultuan fatale. Rreth orës është konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë, ndërsa Egzon Bytyqi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Sipas të dhënave të rastit të siguruara nga Sinjali, Egzoni kishte rreth katër vite që jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa në Kosovë ishte kthyer vetëm rreth një muaj para tragjedisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali ka mësuar se familjarët kanë deklaruar para autoriteteve se gjatë qëndrimit në Gjermani ai kishte pasur probleme të shëndetit mendor. Këto janë deklarime të familjarëve të evidentuara në informacionet fillestare të rastit dhe jo konstatime mjekësore të verifikuara. Detaje janë siguruar edhe për armën që dyshohet se është përdorur.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ajo i përket babait të të dyshuarit, i cili ka deklaruar para autoriteteve se e posedonte me leje. Policia e ka gjetur dhe sekuestruar armën në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar se Egzon Bytyqi po trajtohet si i dyshuar, ndërsa rasti është iniciuar për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Trupi i pajetë i Jetlirës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa ajo do të varroset sot nga ora .

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur saktësisht se çfarë ndodhi brenda dhomës së gjumit dhe rrethanat që çuan në tragjedinë ku humbi jetën 25-vjeçarja shtatzënë.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Malishevë – gruaja 24-vjeçare vdiq pasi çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit E trishtë | Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit Me armën e babait dyshohet se u krye krimi në Malishevë – Policia e gjeti në vendngjarje, familjari deklaroi se e kishte me leje Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com