Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i

0%

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë. Sipas burimeve paraprake të informacionit nga ana policore, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur në zinxhir me njëra-tjetrën. Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa një person ka pësuar dëmtime të lehta.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali dhe është rikthyer pranë familjes. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot