25-vjeçarja nga Malisheva, e cila sipas Prokurorisë Themelore të Gjakovës, dyshohet se u vra nga burri, ishte në muajin e 34-t të shtatzënisë.
“Janë sjellë dy të plagosur me armë zjarri nga Malisheva, një femër dhe një mashkull, femra shtatzënë 34-javësh, edhe për kundër të gjitha masave reanimatore të ndërmarra nga ekipi kujdestar nuk ka mundur të ju përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, – tha drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. 25-vjeçarja ka vdekur në QKUK pasi kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, viktima ishte bashkëshortja e personit të dyshuar, i cili po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit. I dyshuari, 26-vjeçar, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe, sipas njoftimit të Prokurorisë, është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.
Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi. Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Çifti janë gjetur të plagosur në një dhomë gjumi.
Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas Policisë, rasti është raportuar më , rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit”- ka thënë Krasniqi. Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, pas së cilës janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
