Një zjarr ka shpërthyer sot në një zonë fushore në Kolovicë, në hyrje të Butovcit. Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se ekipet kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme. “Kolovicë, në hyrje të Butovcit, zjarr fushor.
Gjithçka është në kontroll, e kanë lokalizu që mos me mujt me u përhapë ma shumë”, ka deklaruar ai. Aktualisht, situata është nën kontroll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
