Zelensky: Ukraina nuk është përgjegjëse për shpërthimet në tubacionet

0%

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se vendi i tij nuk luajti asnjë rol në sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 në vitin 2022 që transportonin gazin rus në Evropë.

Prokurorët gjermanë arritën në përfundimin muajin e kaluar se shpërthimet në tubacione u shkaktuan me urdhër të shtetit ukrainas, një akuzë që ka të ngjarë të ndërlikojë marrëdhëniet midis Kievit dhe Gjermanisë, një nga mbështetësit e saj kryesorë ushtarakë.

“ Ukraina nuk ka marrë kurrë pjesë zyrtarisht në ndonjë operacion që lidhet me sabotimin e Nord Stream ”, u tha Zelensky gazetarëve sot, kur u pyet për hetimin e çështjes. Kreu i shtetit ukrainas, i cili gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje të vendit të tij, shtoi se Gjermani a “është plotësisht e vetëdijshme për faktin se Ukraina nuk e organizoi, kreu dhe as nuk e shpiku këtë operacion”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai sqaroi se Kievi po i ofron Berlinit ndihmën e saj në këto hetime dhe shpreson që ato të mos dëmtojnë marrëdhëniet e tyre. “Është shumë e rëndësishme për ne të mos e humbasim partneritetin tonë, të mos e humbasim besimin e vendeve evropiane që e kanë ndihmuar Ukrainën që nga fillimi i kësaj lufte kundër Rusisë” , tha Zelensky.

Të mërkurën, një shtetas ukrainas u arrestua në Kroaci me dyshimin për përfshirje në sabotimin e tubacionit të gazit.

Burimi: Bota Sot