U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë, Elvis Kosova

0%

Shtetasi Elvis Kosova, i njohur gjerësisht si “Vis Kosova”, është arrestuar nga shërbimet e Policisë në zonën e Palasës, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Kosova është një emër i njohur për strukturat e Policisë, por edhe për mediat, ndërsa është bërë i njohur në rrjetet sociale për pasionin e tij ndaj makinave luksoze dhe garave të shpejtësisë.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në raste që lidhen me skema mashtrimi me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro. Gjithashtu, garazhi i tij në kryeqytet kishte qenë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.

Arrestimi i fundit në Palasë lidhet me mbajtjen e armës së zjarrit pa leje, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe hetimet që po zhvillohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot