Futbollisti 25-vjeçar Quevin Castro ka ndërruar jetë pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale. Castro ishte pjesë e skuadrës së kategorisë së katërt, Real Sport Clube, e cila po përballej me Estrela da Amadora në stadiumin “Estadio das Seixas” në Malveira.
Sipas Federatës së Futbollit të Lisbonës dhe klubit të tij, lojtari pësoi kolaps gjatë takimit dhe nuk arriti të mbijetojë. “Quevin Castro ishte shumë më tepër se një lojtar. Ai ishte pjesë e familjes sonë dhe la gjurmë te të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin, brenda dhe jashtë fushës”, shkroi Real Sport Clube në rrjetet sociale.
Castro kishte luajtur më herët në Angli për West Bromwich Albion, ku debutoi me ekipin e parë në një ndeshje të Carabao Cup kundër Arsenalit. Ai kishte kaluar gjithashtu në formë huazimi te Burton Albion, Notts County dhe Gateshead, ndërsa pas largimit nga West Bromwich Albion luajti për disa klube të tjera angleze përpara se të rikthehej në Portugali.
West Bromwich Albion ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij, ndërsa në ndeshjen ndaj Burnleyt do të mbahet një minutë duartrokitjesh në minutën e 25-të, në nderim të moshës së Castro-s.
