Tërmet 5.9 ballë në Japoni, 37 të lënduar në rajonin e Tokios

0%

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë lindore të dielën në mëngjes, përfshirë edhe zonën e Tokios, duke lënë të paktën 37 persona të lënduar. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik për cunami. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti kishte magnitudë paraprake 5.9 ballë dhe epiqendrën në prefekturën jugore të Ibarakisë, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e regjistroi lëkundjen me magnitudë 5.8. Të paktën 37 persona u lënduan në pesë prefektura: 15 në Tokio, nëntë në Saitama, tetë në Kanagawa, katër në Chiba dhe një në Ibaraki. Sipas autoriteteve, shumica e të lënduarve pësuan dëmtime të lehta pasi ranë ose u përplasën me mobilje dhe dyer, teksa u zgjuan të befasuar nga lëkundjet.

Një grua në të 80-at në Yokohama pësoi lëndime serioze në ije pasi ra nga shtrati. Dëshmitarë në Tokio kanë përshkruar lëkundje të forta vertikale dhe frikë nga rënia e objekteve prej rafteve. Autoritetet japoneze po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri tani nuk janë raportuar dëme të mëdha infrastrukturore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com