Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, në pranga 2

0%

Dy operacione policore në Tiranë kanë çuar në pranga dy persona, të dyshuar për 6 raste vjedhjeje gjatë 24 orëve të fundit. Një 23-vjeçar dyshohet se, pavarësisht masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka kryer vjedhje në 5 subjekte, ndërsa një 31-vjeçar akuzohet për grabitjen me dhunë të dy varëseve të një gruaje.

Gjatë operacioneve u sekuestruan sendet e vjedhura dhe një sasi e dyshuar cannabis sativa. Tiranë Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione për zbardhjen e rasteve të vjedhjes. Operacioni “HIJA”/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kreu vjedhje në 5 subjekte gjatë javës së fundit, vihet në pranga 23-vjeçari.

Operacioni “REACTION”/Vodhi me dhunë 2 varëse një shtetaseje, vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen 2 varëset e vjedhura dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimeve dhe marrjes së informacioneve për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në 24 orë, finalizuan 2 operacione për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të 6 rasteve të vjedhjes.

Konkretisht: -Në kuadër të operacionit të koduar “HIJA”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 23 vjeç, i cili dyshohet se gjatë periudhës –, ka vjedhur para dhe produkte në 5 subjekte. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë kapjes së tij, në sheshin “Skënderbej”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. -Në kuadër të operacionit të koduar “REACTION”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe vunë në pranga shtetasin Sh. J., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë 2 varëse një shtetaseje, në rrugën e “Saraçëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 varëset e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot